Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me të cilin ka biseduar për zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit.
Ambasadori i BE-së ka ritheksuar se zgjedhjet duhet të organizohen sa më shpejt në katër komunat veriore dhe me pjesëmarrjen e plotë e të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.
“Diskutuam zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës me ministrin Elbert Krasniqi. Ritheksova se zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen sa më shpejt në katër komuna dhe në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka shkruar Szunyog, në platformën "X".
Discussed early elections in northern #Kosovo with Minister @elbertkrasniqi.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) August 21, 2023
Reiterated that early elections should be organized as soon as possible in four municipalities & in a fully inclusive manner with the full & unconditional participation of Kosovo Serbs. pic.twitter.com/HFIAMv7pw1
-
Szunyog: KQZ-ja të krijojë kushte për votim të lirë e të drejtë për shkarkim të kryetarëve
-
Szunyog: Zgjedhjet në veri të mbahen sa më shpejt, pjesëmarrja e serbëve të mos kushtëzohet
-
Lajçak: Zgjedhjet lokale në veri të shpallen pa vonesa
-
BE-ja kërkon zgjedhje pa parakushte dhe gjithëpërfshirëse
-
BE-ja fton të mos përsëriten ndërhyrjet nga jashtë në zgjedhjet lokale në Kosovë