Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Szunyog bën thirrje të ruhet paqja në Kosovë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është me rëndësi që të ruhet paqja në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Reagimi i Szunyogut ka ardhur pasi nuk është arritur një marrëveshje për targa të hënën mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërsa BE-ja vazhdon ta përkrah Ukrainën në këto kohë të vështira me ndihmë të paparë financiare, humanitare e ushtarake, këtu në Kosovë dhe në Ballkan Perëndimor ne duhet ta ruajmë paqen dhe të sigurohemi që konflikti kurrë të mos kthehet në këtë pjesë të Evropës”, ka shkruar Szunyog në Twitter.