Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, njoftoi se ka bërë një vizitë në veri për të dëgjuar perspektiva të ndryshme për situatën aktuale.
Ai ka shkruar në rrjetin social X të martën se zhvillimet e ditëve të fundit janë kujtesë e ashpër dhe tragjike “e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës”, derisa ka shtuar se në rrezik është edhe siguria e të gjitha komuniteteve.
Sipas Szunyogut, akterët vendorë duhet të kontribuojnë në uljen e tensioneve në këto momente kritike.
“Gjatë një vizite në veri të Kosovës dëgjova zëra dhe perspektiva të ndryshme për situatën aktuale në terren. Zhvillimet e fundit janë një kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të Kosovës, për sigurinë e të gjitha komuniteteve të saj dhe për rajonin më të gjerë”, ka shkruar ai.
Sulmin e grupeve serbe ndaj Policisë së Kosovës ai e kishte quajtur të tmerrshëm.
-
Szunyog në veri: Kosova e Serbia duhet të angazhohen në dialog
-
Szunyog: Situata në veri është komplekse
-
Szunyog bën thirrje të ruhet paqja në Kosovë
-
Shefi i Zyrës së BE-së viziton veriun: Angazhimet e Kosovës ndaj komuniteteve të realizohen plotësisht
-
Szunyog: Të punojmë për t’i bërë më të mira raportet mes Kosovës dhe BE-së