Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Szunyog përsërit thirrjet për kthim në dialog

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përsëritur thirrjet për shtensionim të situatës në veri të Kosovës dhe kthim në dialog.

Szunyog ka thënë se ka diskutuar për këtë çështje me Komisionin e Kosovës për Integrime Evropiane.

“Kam diskutuar me Komisionin e Kosovës për Integrime Evropiane për progresin drejt BE-së dhe i kam bërë thirrje Kuvendit të prioritizoj reformat të lidhura me BE-në. Kemi diskutuar edhe për situatën në veri dhe kam ripërsëritur thirrjet për kthim në dialog”, ka thënë Szunyog.

Artikuj të ngjashëm