Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e së enjtes, ka avancuar tre prokurorë në Prokurorinë Speciale, njofton kumtesa nga KPK, transmeton Koha.net.
Ish-kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha, konkursit tani është zgjedhur prokuror në Prokurorinë Speciale.
Pos tij në këtë pozitë janë përzgjedhur edhe prokurorja Fikrie Krasniqi Fejzullahu, si dhe prokurorja Florije Salihu Shamolli.
Dy kandidatë nuk i kanë plotësuar kushtet për tu bërë pjesë e kësaj prokurorie.
Ndërsa në Prokurorinë Themelore të Prishtinës janë avancuar tre prokurorë nga departamenti i përgjithshëm në atë për krime të rënda.
Ndër të tjera në këtë mbledhje është shqyrtuar edhe Raporti Vjetor i Mekanizmit përcjellës për harmonizim të statistikave për vitin 2016.
-
Prokuroria s’e publikon performancën e prokurorëve të avancuar
-
Ish-prokurori Hoxha tregon pse iu kthye politikës
-
KPK-ja konfirmon listën e kandidatëve për kryeprokurorë të Prokurorisë Speciale
-
Shoqëria civile prapë pa përfaqësues në Këshillin Prokurorial të Kosovës
-
KPK-ja konfirmon pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit