Fillimi i prillit do t`i gjejë në Prokurori Speciale ish-kryeprokurorin e Prizrenit, Sylë Hoxha,dhe prokuroret Fikrije Fejzullahu e Florije Shamolli.
Ata janë vlerësuar si më të suksesshmit gjatë procesit të avancimit dhe të përzgjedhjes së prokurorëve nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKomisioni, i cili është kryesuar nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka eliminuar dy kandidatët e tjerë, njëherësh prokurorë Feti Tunuzliu dhe Dulina Hamiti.
“Koha Ditore” për më shumë se dy javë ka kërkuar nga Prokuroria performancën e këtyre kandidatëve, mirëpo nuk i janë ofruar këto të dhëna.
Mosbërja publike e perfomancës së prokurorëve është parë me shqetësim nga shoqëria civile. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.