Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shoqëria civile prapë pa përfaqësues në Këshillin Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 23 nëntor – Është mbajtur takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) bëri të ditur ky këshill përmes një njoftimi për media.

Në këtë takim, që e udhëhoqi kryesuesi i tij, Blerim Isufaj, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Reshat Millaku, ka raportuar lidhur me punën e kësaj prokurorie për periudhën prill – qershor 2017.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para anëtarëve të KPK-së po ashtu ka raportuar edhe Dëshirë Jusaj, anëtare e Komisionit për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve të nominuar nga shoqëria civile për anëtar të Këshillit Prokurorial. Ajo tha se Komisioni ka ndërmarrë të gjitha veprimet siç parashihen në Rregullore për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe se gjatë periudhës sa ka qenë konkursi i hapur, është nominuar vetëm një kandidat nga radhët e shoqërisë civile, Naim Osmani.

Komisioni ka vlerësuar se Osmani i ka plotësuar kushtet e parapara ligjore, mirëpo pasi që ligji parasheh që të nominohen së paku tre kandidatë nga radhët e shoqërisë civile, kanë vlerësuar se vetëm me një kandidat procedura e zgjedhjes së anëtarit të Këshillit nga radhët e shoqërisë civile nuk mund të vazhdohet më tutje.

Po sot, ka raportuar kryesuesi i Komisionit Zgjedhor i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arben Ismajli, për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarët e Këshillit Prokurorial nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit. Kryesuesi Ismajli, para anëtarëve të KPK-së tha se gjatë kohës sa ka qenë konkursi i hapur janë nominuar dy prokurorë znj. Bedrije Syla - Alshiqi dhe z. Xhevdet Bislimi. Ndërkaq, me datë 7 nëntor 2017, ashtu siç është parapara në Vendim, është mbajtur procesi i votimit nga ku është zgjedhur anëtare e Këshillit, prokurorja Bedrije Syla – Alshiqi.

Gjithashtu, anëtarja e KPK-së, Radica Miliq nga grupi punues për monitorimin dhe vlerësim të zbatimit të Planit Strategjik 2016 – 2018 të Këshillit Prokurorial të Kosovës, ka raportuar lidhur me aktivitetet e realizuara në periudhën raportuese, raporti i cili u shqyrtua dhe aprovua nga anëtarët e KPK-së.

Po ashtu, anëtarët e KPK-së, me 6 vota për dhe 3 kundër e kanë aprovuar kërkesën për transferim të prokurorit Besart Mustafa, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Si pikë e rendit të ditës ishte edhe Raporti i Komisionit për avancim të prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Anëtarja e Komisionit Dëshirë Jusaj, para anëtarëve të KPK-së u shpreh se gjatë periudhës kohore prej 15 ditëve, sa ka qenë mundësia për aplikim, kanë aplikuar 4 prokurorë/ kandidatë për avancim në PSRK, e ata janë Abdurrahim Islami nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Sahide Gashi nga Prokuroria Themelore e Pejës, Afrim Shefkiu nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, si dhe prokurorja Habibe Salihu nga Prokuroria Themelore Prishtinës.

Komisioni ka vlerësuar dhe i ka propozuar Këshillit Prokurorial se prokurorët që i plotësojnë kriteret për avancim në PSRK, janë: Abdurrahim Islami dhe Afrim Shefkiu. Anëtarët e KPK-së e aprovuan këtë pikë.

Si pikë e fundit e rendit të ditës që u shqyrtua dhe aprovua ishte kërkesa e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, për t’u angazhuar si ligjërues në Institutin për Studime Juridiko-Shkencore në Prizren.