Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asnjë propozim i shoqërisë civile për anëtar të Këshillit Prokurorial

Është mbajtur takimi i njëqindetridhjetetetë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së, kanë diskutuar dhe aprovuar Raportin janar-qershor 2017 të Komisionit Mbikëqyrës në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, përfshirë sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Anëtarët e KPK-së kanë themeluar grupin punues për hartimin e strategjisë për zvogëlimin e ngarkesës me të gjitha lëndët e veprave penale karakteristike të mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për periudhën kohore 2018 – 2020, si dhe grupin punues për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit administrativ për normën orientuese vjetore.

Anëtarët e Këshillit Prokurorial u njoftuan nga Komisioni për shqyrtimin e përshtatshmërisë së kandidatëve të nominuar nga shoqëria civile për anëtarë të Këshillit Prokurorial, se gjatë periudhës sa ka qenë i hapur konkursi, komisioni nuk ka pranuar asnjë nominim për kandidat nga radhët e shoqërisë civile, andaj Këshilli ka marrë vendim për rishpallje të konkursit.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial ka aprovuar kërkesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për vazhdimin transferimit edhe për gjashtë (6) muaj të prokurorit Afrim Shefkiu.

Edhe Shoqëria civile prapë pa përfaqësues në Këshillin Prokurorial të Kosovës Arbëri Shoqëria civile prapë pa përfaqësues në Këshillin Prokurorial të Kosovës

Si pikë tjetër ishte edhe raportimi i kryesuesve të komisioneve të përhershme të Këshillit Prokurorial, për periudhën kohore janar – qershor 2017. Raportimi i tyre ishte fokusuar në takimet e mbajtura, çështjet e trajtuara, vendimet e marra si dhe për sfidat në realizimin e mandatit të komisioneve.

Në fund të këtij takimi, anëtarët e KPK-së kanë marrë vendim që veprat penale të drogave të përfshihen në Planin Strategjik 2016-2018, së bashku me veprat penale të korrupsionit dhe krimeve ekonomike.