Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se ka vizituar policing Januz Veselaj që ditë më parë është plagosur gjatë një intervenimi në një vjedhje në një kishë në Zllakuqan.
Ai shkroi në Facebook se e ka përgëzuar policin për reagimin e shpejtë dhe profesional “si dhe për rezistencën përballë plaçkitësve që rrezikuan jetën e tij”.
Sveçla ka potencuar se polici Veselaj e kishte gjendjen të rënduar, por rikuperimi po i vijon mirë.
“Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Kryesit e këtij akti dhe kushdo që do të tentojë të kryejë akte të tilla, do të përballet me gjithë forcën e ligjit”, ka shtuar ai.
Polici është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me persona të dyshimtë në fshatin Zllakuqan të Klinës më 9 maj, e Sveçla pati kërkuar që përgjegjësit të sillen sa më parë para drejtësisë.
-
Sveçla kërkon të sillen para drejtësisë përgjegjësit për plagosjen e policit në Zllakuqan
-
Sveçla në vendin ku u kidnapua Vukashinoviqi: Autorët do të dalin para përgjegjësisë
-
Sveçla për rrëmbimin e serbit: Shkelje e kufijve shtetërorë, koha e fundit që ndërkombëtarët të ndëshkojnë Serbinë
-
Sveçla kërkon nga IPK-ja të jetë edhe më e vendosur në “pastrimin” e Policisë
-
Sveçla: Është arrestuar edhe një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan