Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka thënë se të gjithë të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit janë vendosur në sistemin e urdhërarrestit ndërkombëtar të Interpolit.
Ai e ka cilësuar hap të rëndësishëm këtë veprim.
“Si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila është duke strehuar dhe akomoduar këta terroristë, i dorëzon tek autoritetet tona për t’u përgjigjur para drejtësisë. Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjashme terroriste”, ka shkruar ai në Facebook të premten në mbrëmje.
KOHA pati raportuar në dhjetor se rreth 20 anëtarë të grupit të uniformuar serb që patën kryer sulmin terrorist në Banjskë janë pjesë e listës së kuqe të Interpolit.
Më 24 shtator, dhjetëra serbë patën sulmuar Policinë e Kosovës. Si pasojë vdiq rreshteri Afrim Bunjaku. Në aksionin pasues të Policisë, u vranë tre sulmues dhe u arrestuan disa. Shumica e grupit arriti të ikte.
-
Sveçla pas dënimit të tre terroristëve të “Banjskës”: Tani mbetet që Serbia të mbahet përgjegjëse
-
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë
-
Sveçla: Serbia duhet t’i dorëzojë sa më parë terroristët e sulmit në Banjskë
-
Sveçla: Në Banjskë morën pjesë rreth 90 terroristë, kishte një element shumë të rrezikshëm
-
DASH: Të gjithë të përfshirët në sulmin në Banjskë duhet të sillen para drejtësisë