Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla shkon në Kuvend pas përplasjes

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkuar në seancën e Kuvendit, aty ku pati përplasje fizike mes pushtetit dhe opozitës.

Ai nuk ishte aty në kohën kur u përplasen ministrat dhe deputetët e pushtetit me ata të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti. Ministri Hekuran Murati është ngritur për të mbrojtur atë me një fasikell e Lushtaku është kthyer që ta lagë edhe Besnik Bislimin, ndërkohë që ky i fundit ka gjuajtur në drejtim të tij me shishe të ujit.