Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendosen në Kuvend fotot e Bislimit nga momenti kur gjuajti me shishe Lushtakun

Salla ku pritet të mbahet Komisioni për Integrim Evropian në Kuvendin e Kosovës është mbushur me fotografi të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Në sallë nga deputetë të PDK-së janë ngjitur fotografi nga momenti kur nisi rrahja në Kuvend, ku Bislimi gjuajti me shishe uji deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Është paraparë me rendin e ditës së Komisionit që Bislimi të raportojë nga ora 9:00 të premten.

Debati parlamentar ishte përshkallëzuar në konfrontim fizik mes ministrave dhe deputetëve të pushtetit me ata të PDK-së në seancën e 13 korrikut të Kuvendit të Kosovës.

Rrahja pati nisur gjatë kohës sa ishte duke folur kryeministri Albin Kurti, kur atij iu afrua për ta lagur me ujë deputeti Lushtaku.

Image

Ministri Hekuran Murati reagoi duke u përpjekur që ta mbronte Kurtin me një fashikull, e Lushtaku iu kthye për ta lagur edhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi i cili pastaj e gjuajti në fytyrë me shishe të ujit.

Edhe Rrahje në Kuvend Arbëri Rrahje në Kuvend

Situata përshkallëzoi më tej kur te foltorja u grumbulluan pothuajse të gjithë deputetet e PDK-së dhe ata të pushtetit ndërkohë që ministrat zbritën nga vendet e tyre për tu përfshirë në përleshje.