“M’u turpnu që jem shqiptarë” ka qenë një nga deklarimet e qytetarëve të cilët e kanë komentuar rrahjen e së enjtes në Kuvendin e Kosovës.
“I gjithë populli lëndohemi nga këto gjëra”, ka thënë një tjetër.
“Turpi më i madh”, ka shtuar një tjetër qytetar.
Komentet e qytetarëve mund t’i dëgjoni në videon e mëposhtme:
Gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Bislimi u përgjigj duke e gjuajtur me shishe. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun dhe ka nisur përleshja fizike ku u përfshinë edhe deputetë të tjerë. Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë janë intervistuar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri Hekuran Murati e deputetët e PDK-së, Mërgim Lushtaku dhe Hajdar Beqa.