Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se është thellësisht i shqetësuar me incidentin e së hënës në fshatin Bistricë të Leposaviqit. Ai tha se dy persona me veturë në tentim për të ikur nga kontrolli policor kanë goditur qëllimisht veturën e Policisë së Kosovës.
Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës është detyruar të përdorë forcën për të gjuajtur në drejtim të veturës. Mediumet serbe raportojnë për një serb të plagosur, i cili është jashtë rrezikut për jetë. Ndaj rastit ka reaguar drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
“Thellësisht i shqetësuar për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona me një veturë, tentuan të iknin nga kontrolli policor. Ata goditën qëllimisht veturën e Policisë së Kosovës dhe vunë në rrezik jetët e zyrtarëve policorë. Zyrtarët e Policisë së Kosovës janë detyruar të përdorin zjarr në drejtim të veturës për të neutralizuar situatën. Një hetim ka nisur dhe Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive. Dua të qartësojë: asnjë formë dhune kundër policëve tanë nuk do të tolerohet. Mbrojtja e qytetarëve dhe sundimi i ligjit është prioritet i yni”, ka shkruar Sveçla në Twitter.
Deeply concerned about the recent incident in Leposaviq.Two persons with a vehicle,attempt to evade a police checkpoint.They hit KP car intentionally and put the lives of police officers in danger. KP officers were forced to fire at vehicle's direction to neutralize situation.1/2
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) January 23, 2023
-
Policia shtiu me armë në drejtim të një veture në Bistricë, thotë se u sulmua
-
Sveçla deklarohet për plagosjen në veri: Polici shtiu drejt veturës që nuk po ndalej
-
Policia thotë se shtiu me armë pasi u sulmua në Leposaviq, serbët pretendojnë se u plagos një person
-
Serbi që gjeti eksplozivin nën veturë thotë se vepra ishte mesazh kërcënues
-
Serbit që iu gjet eksplozivi nën veturë në Leposaviq punon në institucionet e Kosovës