Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla publikon emrat e pronarëve të laboratorëve të drogës në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar emrat e pronarëve të laboratorëve të drogës të cilat janë shkatërruar siç ka thënë ai gjatë mandatit të tij në krye të MPB-së.

Ai ka thënë se me “laboratorë droge, trafikantë e kriminelë si mjete politike, fasada e rrejshme nuk zgjatë më shumë se deri te aksioni i radhës i Policisë së Kosovës”.

“8 laboratorë droge janë shkatërruar brenda mandatit tonë, vetëm sot janë shkatërruar 3 sosh. Pronarët e tyre: Miljan Deleviq, Ivan Slaviq, Dusan Slaviq e Nikola Filgjokiq, janë të përfshirë në sulmet ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, në ngritjen e barrikadave e në kërcënimet e sulmet ndaj serbëve që kanë refuzuar të bashkëpunojnë me ta”, ka shkruar ai.

Sveçla ka thënë se pas sulmit ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës këta janë vizituar nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë Milos Vuceviç, nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ndërsa sipas tij, mbështeteshin e mbroheshin nga Lista Serbe e Milan Radojciq.

“Ministrat e Serbisë të përfshirë në këto instrumentalizime me banda kriminale sonte do të dëshironin mos të ekzistonin këto foto e video. Por ato ekzistojnë dhe janë dëshmi e fortë se çfarë fshihet pas ‘politikës’ së tyre”, ka shkruar ai.

Lista Serbe përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me aksionin e sotëm, Sveçla po tenton t’i ngacmojë serbët.

Edhe Sveçla: Heshtja e Serbisë dhe Listës Serbe për varrezat masive – mbështetje për krimet Arbëri Sveçla: Heshtja e Serbisë dhe Listës Serbe për varrezat masive – mbështetje për krimet

“As drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, as presidenti Vuçiq, as ndonjë përfaqësues i Listës Serbe nuk i përkrah veprimet kriminale të ndonjë personi, por veprimtaria e paligjshme e një personi nuk mund të jetë arsyetim për veprimet ilegale të forcave speciale të Sveçlës të cilët prej muajsh ngacmojnë popullin serb në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.