Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka zhvilluar një vizitë në komunat veriore të Kosovës të shtunën ku është takuar me pjestarë të Policisë dhe po ashtu me KFOR-in.
Sveçla ka thënë se institucionet e Kosovës po sigurojnë lëvizjen e lirë për gjithë qytetarët.
“Nga takimet e shumta me pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR kuptuam se situata në këto komuna është e qetë dhe stabile. Nga kjo vizitë, ne pamë nga afër se ata suksesshëm po përmbushin detyrat e tyre në zbatimin e ligjit, ruajtjen e paqes dhe ofrimin e një stabiliteti të qëndrueshëm si qëllim yni i përbashkët. Angazhimi i tyre i përditshëm në ofrimin e sigurisë dhe vendosjen e ligjshmërisë janë edhe lehtësim por edhe garancë për një jetesë më të mirë të banorëve të kësaj zone. Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi. Do të jemi zbatues të vendimeve të drejta dhe ligjore të cilat janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
-
Sveçla viziton policët në veri: Vendosmëria e tyre përbën një nga garancitë e Republikës
-
Sveçla tregon për zhvillimin e aksioneve të Policisë në veri
-
Sveçla: MPB-ja dhe policia në dispozicion të KQZ-së për zgjedhjet në veri
-
Sveçla: Policia e gatshme të ofrojë rend dhe siguri në gjithë Kosovën
-
Sveçla në Jarinjë: Vendosmëria e zyrtarëve për sundim të ligjit, garanci për sigurinë