Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla tregon për zhvillimin e aksioneve të Policisë në veri

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se në dy ditët e fundit Policia e Kosovës ka ndërmarrë disa operacione në veri, përfshirë kundër kontrabandës, si dhe ka sekuestruar një veturë të kërkuar ndërkombëtarisht.

Sveçla ka njoftuar nëpërmjet një postimi në Twitter për operacionet.

“Përkushtimi ynë mbetet i njëjtë: kushtetutshmëria dhe ligjshmëria në të gjithë shtetin tonë, për një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Sveçla.