Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia, Dogana e ATK-ja me aksion kundër kontrabandës në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamje të një aksioni të Policisë, Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës të kryer të martën në veri të Mitrovicës, nën dyshime për kontrabandë të cigareve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Sveçla ka njoftuar se aksioni ka ndodhur në një banesë të kësaj komune.

“Cigare kontrabandë në një banesë në katin e 11-të në Mitrovicën e Veriut. Rend e ligj në gjithë territorin e Republikës”, ka shkruar ai krah videos së publikuar.

 

Për aksionin kanë folur edhe nga Policia. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se aksioni ka filluar gjatë ditës.

“Dyshohet për cigare të kontrabanduara, aksioni është duke vazhduar, janë Dogana dhe ATK-ja”, ka thënë ai.