Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video të premten ku shihet duke vizituar policët nëpër pika të ndryshme në veri të Kosovës.
Sveçla përmes reagimit në Facebook i ka falënderuar policët për përkushtimin dhe korrektësinë, ndërsa ka shtuar se vendosmëria e tyre përbën një nga garancitë e Republikës së Kosovës.
“Vizitova zyrtarët e Policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës. I falenderuam për punën, përkushtimin dhe korrektësinë. Vendosmëria e trupës së policisë përbën një nga garancitë e Republikës. Ne e synojmë bashkarisht Kosovën si shembull të demokracisë, ku rendi e ligji i vendos qytetarët në liri e barabazi pa dallim. Policia është e Republikës sepse të gjithë qytetarët janë të Republikës”, ka shkruar Sveçla.
Vendosmëria e policëve, sipas Sveçlës, shtoi edhe më shumë bindjen dhe energjinë “për projektin tonë të shtetimit”.
“Policia sot është institucioni më i denjë i këtij projekti. Vazhdojmë!”, ka shkruar Sveçla.
-
Sveçla në Jarinjë: Vendosmëria e zyrtarëve për sundim të ligjit, garanci për sigurinë
-
Sveçla pas vizitës në veri: Situata është e qetë, do ta sigurojmë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët
-
Sveçla: Policia e gatshme t’i mbrojë qytetarët nga çdo element destabilizues që rrezikon sigurinë
-
Sveçla: Lista Serbe e udhëzuar nga Beogradi bojkotoi votimin në veri
-
Sveçla: Ndëshkimi i ekstremistëve është garanci e mospërsëritjes së sulmeve në veri