Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla: Deponia ka arsye për t’ia mbyllur derën “Pastrimit”, sepse ka borxhe ndaj saj

Gëzim Sveçla

Shefi i Grupit të Asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla ka thënë se deri në një kohë PDK-ja e ka akuzuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën se do ta bankrotojë ndërmarrjen “Pastrimi”.

Sipas tij, përgjegjësia për gjendjen e krijuar me mbeturinat në Prishtinë i bie Komunës me Përparim Ramën dhe menaxhmentit të ndërmarrjes “Pastrimi”.

“Nuk ka lind problemi me bërllok gjatë kësaj jave. Prishtina në këtë gjendje është në kohë të gjatë. Nuk mundet askush të ankohet se deponia e ka ndryshuar orarin e punës”,  ka thënë ai.

Sveçla ka thënë se ndërmarrja “Pastrimi” ka vazhdimisht borxhe ndaj deponisë.

“Aktualisht shuma e borxhit është mbi 1.1 milionë euro. Ka arsye të mjaftueshme deponia me mbyllë derën për ‘Pastrimin’”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
Live-Konfront

LIVE: Prishtina e mbuluar nga mbeturinat, pse?