Publicisti Veton Surroi ka thënë se Kosova duhet të ruajë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi siç thotë ai, Bashkimi Evropian nuk ofron të njëjtën mundësi komunikimi për shkak të mosnjohjes nga pesë shtetet anëtare.
Në një bisedë në podcastin PIKË në KTV, historiani Florian Bieber e pyeti Surroin nëse Kosova duhet të bëjë një zgjedhje midis SHBA-së dhe BE-së, duke pasur parasysh se marrëdhëniet e vendit me këto dy aktorë po kalojnë në një periudhë të tensioneve dhe ndryshimesh.
Surroi ka thënë se lidhja e Kosovës me SHBA-në është emocionale, duke pasur parasysh mbështetjen e fortë nga Amerika për pavarësinë e Kosovës dhe rolin e saj kyç në ruajtjen e ekzistencës së shtetit të Kosovës. Ai e theksoi se Kosova është një nga vendet më proamerikane në botë, dhe ky raport ka qenë thelbësor për të kaluar nëpër sfidat e periudhës pas shpalljes së pavarësisë.
Megjithatë, Surroi e përmendi se tani, si në vitin 1989, Kosova duhet të marrë vendime racionale dhe të përcaktojë se ku po shkon bota. Ai e theksoi nevojën e Kosovës për t’u përshtatur me rrjedhat historike të ripërcaktimit të identitetit evropian, duke u angazhuar për integrimin euroatlantik dhe duke siguruar një demokraci funksionale.
Surroi theksoi gjithashtu se raporti me SHBA-në është i nevojshëm, pasi BE-ja nuk ofron të njëjtën mundësi komunikimi për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë shtete anëtare. Ai shtoi se nuk ka mundësi tjetër për Kosovën përveçse të vazhdojë me marrëdhëniet e forta me SHBA-në, ndërkohë që përkushtimi i Kosovës për integrimin në Bashkimin Evropian duhet të mbetet një prioritet i pazëvendësueshëm.
PIKË me Veton Surroin: Rënia e demokracisë në shekullin XXI
Në episodin e pestë të podcastit PIKË, publicisti Veton Surroi dhe mysafiri i këtij episodi, historiani...-
Surroi: Sfida kryesore është që kufiri Kosovë–Serbi të mos bëhet vijë ndarëse mes Perëndimit dhe botës euro-aziatike
-
Çka duhet të ndërmarrë Kosova për të mbetur shteti më proamerikan, sipas Surroit?
-
Spahiu: Kosova të ketë kujdes në raportet me SHBA-në, janë bërë gabime që kanë lëkundur besimin
-
Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Daniel Serwer
-
Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafire Vesna Pusiq (II)