Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Supremja ua njeh pensionistëve kontributpagues edhe diplomat e pasjanarit 1991

Pensionet pensionistet

Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshëm një nen të udhëzimit administrativ, që pensionistëve kontributpagues u kërkonte dëshmi të shkollimit të para 1 janarit 1991, për të përfituar nga kriteri i kualifikimit.

Sipas një njoftimi nga kjo gjykatë të mërkurën, nënkuptohet që tash pensionistëve kontributpagues do t’u njihen diplomat edhe të pas kësaj date.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar paragrafin 5 të nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2015 (MPMS), i cili rregullon kategorizimin e shfrytëzuesve të pensionit kontribut-pagues sipas strukturës kualifikuese dhe kohëzgjatjes së pagesës së kontributeve. Gjykata vlerëson se dispozita e kontestuar, e cila kërkonte që dëshmitë për kualifikim arsimor të jenë të fituara para datës 01.01.1991, nuk ka bazë ligjore dhe përbën tejkalim të autorizimit të dhënë me ligj. Sipas arsyetimit të aktgjykimit, ligji përkatës për skemat pensionale nuk e lidhin të drejtën në pension me kohën e fitimit të kualifikimit arsimor, por me pagesën e kontributeve dhe përmbushjen e kushteve ligjore. Po ashtu, Gjykata Supreme vlerëson se kufizimi i vendosur është arbitrar, pa ndonjë qëllim të qartë legjitim dhe joproporcional, pasi përjashton një kategori të tërë pensionistësh kontribut-pagues që kanë përmbushur kushtet ligjore, vetëm për shkak të kohës së fitimit të kualifikimit të tyre arsimor”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas vendimit, kjo dispozitë parimin e barazisë para ligjit dhe sigurinë juridike, duke krijuar dallim mes pensionistëve edhe pse janë në rrethana të njëjta sa u përket kontributeve dhe stazhit pensional.

“Gjykata Supreme vlerëson se dispozita e shfuqizuar është në kundërshtim me Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe cenon parimet themelore të rendit juridik, duke vendosur një kufizim të pabazuar dhe diskriminues për përfituesit e pensionit kontribut-pagues”, thuhet në njoftim.

Ky udhëzim administrative ishte miratuar më 2015 me qëllim që të përcaktonte kushtet dhe kriteret për kategorizimin e pensionistëve kontributpagues, bazuar në kualifikimin e tyre dhe kohëzgjatjen e pagesave të kontributeve pensionale.

Çka thuhej në këtë nen:

Rasti ishte iniciuar nga paditësi Sh.S. kundër Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) – Departamenti i Pensioneve.

E Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka quajtur lajm të mirë vendimin e Gjykatës Supreme që pensionistëve kontributpagues t’ua njohë edhe diplomat pas janarit 1991. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ky kusht ka qenë i kundërligjshëm.

“Deri më tani, mijëra pensionistëve u është kërkuar që kualifikimi arsimor të jetë i fituar para datës 01.01.1991, në mënyrë që të përfitojnë dhe të kategorizohen në skemat përkatëse pensionale. Gjykata Supreme sot e bëri të qartë, ky kusht ka qenë i kundërligjshëm.

Ka shkruar se Ligji për Skemat Pensionale nuk e lidh të drejtën në pension me kohën e fitimit të kualifikimit arsimor, por vetëm me pagesën e kontributeve deri më 01.01.1999 dhe plotësimin e stazhit minimal, duke përfshirë edhe ata që nuk e arritën stazhin për shkak të largimeve të dhunshme nga puna në vitet 90-ta.

“Kërkesa që kualifikimi arsimor të jetë fituar para vitit 1991 nuk ka pasur bazë ligjore dhe ka ardhur si rezultat i një udhëzimi administrativ që ka tejkaluar autorizimet e dhëna me ligj. Ky kufizim ka qenë arbitrar, pa qëllim legjitim dhe joproporcional, duke përjashtuar padrejtësisht një kategori të tërë qytetarësh që kanë paguar kontribute dhe kanë përmbushur kushtet ligjore”, ka shkruar ai.