Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Supremja prish dënimin e Adem Grabovcit dhe 2 të tjerëve, rasti “Pronto” kthehet në rigjykim

Gjykata Supreme e Kosovës ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit për aferën e njohur si “Pronto”.

Gjykata e Apelit më 30 qershor 2020 pati ndryshuar pjesërisht aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Pronto” dhe i kishte shpallur fajtorë Adem Grabovcin, Ilhami Gashin dhe Sedat Gashin, për veprën penale “Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Në vendimin e Supremes të siguruar nga KOHA, ky institucion ka aprovuar kërkesat e të akuzuarve për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe rastin e ka kthyer në rigjykim.

Vendimi është marrë më 19 prill. Trupi gjykues sipas aktgjykimit përbëhet nga gjyqtarët Mejreme Memaj, Agim Maliqi dhe Rasim Rasimi.

Sipas Supremes, Gjykata e Apelit ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Edhe Supremja vërteton aktgjykimin dënues të Apelit ndaj Grabovcit dhe dy të tjerëve për rastin “Pronto” Kronikë Supremja vërteton aktgjykimin dënues të Apelit ndaj Grabovcit dhe dy të tjerëve për rastin “Pronto”

“Në rigjykim, gjykata e shkallës së dytë duhet të veprojë me vërejtjet e dhëna në këtë aktgjykim, të eliminojë shkeljet e lartcekura edhe një herë t’i vlerësojë pretendimet ankimore dhe pas kësaj të marrë një vendim të drejtë dhe të ligjshëm në këtë çështje penalo-juridike”, thuhet në aktgjykimin e siguruar nga KOHA.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për Ndërmarrjet publike qendrore, Kryeshef Ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Kryeshef i Agjencisë për produkte medicinale dhe Koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.

Image