Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Supremja e liron nga akuza ish-sekretarin e MPB-së, rasti “Pronto” përfundon pa asnjë të dënuar

Supremja

Gjykata Supreme e ka liruar nga akuza ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Ilhami Gashi, që akuzohej në rastin e njohur si “Pronto”. Kjo nënkupton që për aferën e njohur s’është dënuar askush.

Gashi ishte liruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, por ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit që e kishte dënuar me një vit e katër muaj burgim me kusht. Ndërsa tani, Supremja e ka liruar nga akuza pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë. Ai është liruar nga akuza për veprën penale të “shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës”.

Gashi akuzohej se në bashkëpunim me Adem Grabovcin, si shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, dhe të akuzuarin tjetër Sedat Gashi, si Këshilltar në MPB, ka krijuar privilegje dhe përparësi mbi bazën e përkatësisë politike për punësimin e Afrim Dautit në pozitën e Koordinatorit të Qendrës së regjistrimit Civil në Klinë.

Supremja ka thënë se aktgjykimet janë marrë në shkelje të ligjit penal, pasi që “vepra për të cilën i pandehuri është shpallur fajtor dhe është dënuar nuk është vepër penale”.

Mbrojtësi i Ilhami Gashit ishte ankuar se në aktgjykimet e mëhershme ka pasur shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe s’ka pasur paraqitje të qartë dhe të plotë të fakteve se mbi çfarë baze është vërtetuar vepra penale.

Edhe “Deputeti s’ka kompetencë punësimin”, rrethana që e shpëtoi Grabovcin Arbëri “Deputeti s’ka kompetencë punësimin”, rrethana që e shpëtoi Grabovcin

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 3 janar 2020, kishte shpallur 11 të akuzuar në këtë rast. Por Apeli, në fund të qershorit të atij viti, Apeli kishte ndryshuar aktgjykimin dhe i kishte shpallur fajtorë Adem Grabovcin, Ilhami Gashin e Sedat Gashin.

Grabovci ishte dënuar me një vit e dy muaj burgim, që s’do të ekzekutohej po që se nuk kryente tjetër vepër penale për dy vjet. Grabovcit i ishte hequr edhe e drejta për t’u zgjedhur dhe i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit të periudhës së verifikimit të dënimit me kusht.

Ilhami Gashi ishte dënuar me një vit e katër muaj burgim, nëse s’do të ekzekutonte vepër tjetër penale për dy vjet. Atij i ishte hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve publike për dy vjet.

Sedat Gashi ishte dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tetë muajsh, që s’do t’i ekzekutohej nëse s’do të kryente vepër tjetër penale për një vit. Edhe atij iu hoq e drejta për t’u zgjedhur e i ishte ndaluar ushtrimi i funksioneve publike për dy vjet.

Për të tjerët, Apeli kishte vërtetuar shkallën e lirimit.

Ndaj këtij vendimi palët kishin bërë ankesë në Gjykatën Supreme, e cila më 29 shtator 2020 kishte vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të 30 qershorit 2020.

Edhe Apeli liron Grabovcin dhe Sadat Gashin në rastin “Pronto”, dënohet me kusht Ilhami Gashi Arbëri Apeli liron Grabovcin dhe Sadat Gashin në rastin “Pronto”, dënohet me kusht Ilhami Gashi

Supremja në prill 2021 e kishte prishur aktgjykimin e Apelit dhe atë të Supremes për një pjesë të rastit, duke i anuluar dënimet dhe e kishte kthyer rastin në rivendosje.

Apeli në shtator kishte njoftuar për ndryshime të pjesshme vetëm për rastin e Ilhami Gashit. Adem Grabovci e Sadat Gashi ishin shpallur të pafajshëm.