Gjykata Supreme e Maqedonisë më 29 qershor do të shqyrtojë ankesën kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për vrasjet në Liqenin e Smillkovës, i njohur si rasti “Monstra”.
Supremja e ka fjalën e fundit sa i takon vendimit për ankesën e palës mbrojtëse, mbi vendimin për burg të përjetshëm për të akuzuarit, të cilin paraprakisht e kishte vërtetuar edhe Gjykata e shkallës së dytë.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se seanca do të jetë e hapur.
Afër tre vite më pare, gjashtë nga shtatë të akuzuarit për vrasjen e pesëfishtë, janë dënuar me burg të përjetshëm për me akuzën për terrorizëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata Themelore rikthen “Monstrën” në Supreme të Maqedonisë
-
Lirohen nga burgu të dënuarit në rastin “Monstra”
-
Rasti “Monstra” nis nga fillimi
-
Policia e Kosovës arreston të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Shkup
-
Protesta kundër rastit “Monstra” përfundon me përplasje mes protestuesve e Policisë