Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rasti “Monstra” nis nga fillimi

Grupi i gjykatësve në Gjykatën Supreme i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “Monstra”, pas rrethanave shtesë që dolën nga përgjigjet, ka votuar pro rikthimit të rastit në Gjykatën Themelore.

Alsat mëson nga burime të sigurta se “pro” këtij vendimi kanë votuar që të pesë anëtarët e grupit të gjykatësve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që lënda e rastit “Monstra” të rikthehet nga fillimi javë më parë u paralajmërua nga prokurorja Liljana Spasovska, e cila udhëhiqte lëndën. Duke marrë për bazë ankesat e mbrojtjes dhe njëkohësisht duke kryqëzuar provat me rrethanat, por edhe më dëshmitë e siguruara nga materialet e përgjuara, Spasovska kërkoi javë më parë që një organ më i lartë të vendoste për fatin e kësaj lënde.

Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës në vitin 2012, me burg të përjetshëm u dënuan 6 persona nën akuzën për vepër terroriste.