Një autobus me mërgimtarë nga Kosova është sulmuar me gurë në territor të Serbisë të shtunën mbrëma.
Autobusi i firmës “Fadili Tours” ishte rrugës për në Gjermani kur u sulmua në afërsi të Nishit.
Në kompani kanë treguar për KOHËN se nuk ka pasur të lënduar në këtë rast.
Ka pasur vetëm dëme materiale dhe se pritet të vazhdohet rrugëtimi.
“Njëri prej autobusëve tanë që janë nisur sot nga Kosova në drejtim të Gjermanisë është sulmuar në territorin e Serbisë. Për fat të mirë, nuk ka asnjë të lënduar. Janë duke u marrë disa procedura dhe pastaj vazhdojmë rrugëtimin”, thuhet në përgjigjen e agjencisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një autobus me udhëtarë nga Kosova aksidentohet në Gjermani, 30 të lënduar
-
Policia njofton për sulmin në Prizren ndaj autobusit të tifozëve të Dritës
-
Sulmohet ekipi i KOHËS në veri
-
Zv.ministrja e Jashtme: Sulmi ndaj mërgimtarëve në Serbi rezultat i politikës së Vuçiqit
-
Rreth 20 të lënduar pas aksidentimit të një autobusi kosovar në Austri