Nëpërmjet një reagimi të mërkurën, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dënuar sulmin dhe kanosjen ndaj gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Drenas, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shefqet Baleci.
Duke mos dhënë detaje nga rasti, KGJK-ja ka thënë se sulmet e tilla ndaj gjyqtarëve janë të papranueshme dhe të patolerueshme.
“Çdo akt i tillë përbën sulm ndaj sistemit të drejtësisë dhe ndaj vetë sundimit të ligjit. Këshilli Gjyqësor rikujton se siguria e gjyqtarëve nga sulmet dhe kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër krimit dhe dukurive negative. KGjK mbështet fuqishëm gjyqtarët në përmbushjen e detyrave të tyre në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe profesionale, në shërbim të drejtësisë dhe interesit publik”, thuhet në reagim.
KGJK-ja po ashtu ka bërë thirrje për hetim të menjëhershëm të rastit dhe garantim të mbrojtjes për sigurinë e gjyqtarëve.
-
1 muaj paraburgim - Sulmuesi i gjyqtarit Baleci i dënuar edhe për dhunë në familje
-
Në mungesë kuorumi, për të dytën herë nuk shqyrtohen dorëheqjet e gjyqtarëve serbë
-
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor ku pritej vendimi për dorëheqjet e gjyqtarëve serbë
-
Përplasje në KGJK për dorëheqjet e serbëve
-
Tre anëtarë lëshojnë sallën, dështon mbledhja e KGJK-së