Komuna e Suharekës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro në formë subvencioni për të gjithë qytetarët që janë prekur nga COVID-19, ndërsa nga 200 euro për familjet që humbën anëtarë të familjes si pasojë e virusit.
Të gjitha këto mjete do të ndahen bazuar në listat e pacientëve në testimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, që ka shtuar se qytetarët do të njoftohen me kohë për formën dhe mënyrën e aplikimit.
Teksa e ka quajtur shumë simbolike, Muharremaj ka njoftuar se iniciativa për këtë ndihmë ishte e Grupit Parlamentar të PDK-së në Asamblenë Komunale.
Në Suharekë deri tash janë regjistruar më shumë se 700 të infektuar, ndërsa kanë vdekur 49 persona, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë. Janë rreth 200 raste aktive.
-
Mërgimtarët e bizneset në Suharekë u dalin në ndihmë banorëve
-
Komuna e Fushë-Kosovës s’ua jep 100 eurot e premtuara të prekurve nga COVID-19
-
Fillon vaksinimi i personelit shëndetësor në Suharekë
-
Podujeva s’ka buxhet për t’i mbështetur qytetarët e infektuar me koronavirus
-
Në Mitrovicë nis faza e dytë e aplikimit për mbështetje financiare për të infektuarit me koronavirus