Në Komunën e Mitrovicës ka nisur faza e dytë e aplikimit për mbështetje financiare prej 50 eurove për të gjithë qytetarët e kësaj komune që janë prekur nga COVID-19 e që janë pjesë e listës së IKSHPK-së.
“Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata qytetarë të cilët janë kontaktuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si të shëruar. Aplikimi është i hapur në afat të pacaktuar andaj lusim të gjithë qytetarët të cilët janë aktualisht pozitiv me virusin Covid-19 të respektojnë periudhën e izolimit prej 14 ditësh dhe pas të pranojnë konfirmimin si të shëruar, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të aplikuar për mbështetje financiare”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.
Artikuj të ngjashëm
-
Mitrovica ndan nga 50 euro për qytetarët e infektuar me COVID-19
-
Mitrovica nis pagesat për COVID-19 dhe fëmijët e lindur gjatë 2020-s
-
Prishtina e Mitrovica vonojnë pagesat për qytetarët me COVID-19
-
Të infektuarit me koronavirus në pritje të parave nga komunat
-
Komuna e Prishtinës nis ndarjen e mjeteve për qytetarët e saj të prekur me COVID-19