Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbrëmë ka njoftuar edhe për dy raste të reja pozitive me koronavirus në Kosovë.
Bëhet fjalë për dy persona që kanë pasur kontakt me personat tjerë që dolën pozitivë me koronavirus.
Një rast është nga Suhareka e tjetri nga Gjakova.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, pas këtij rasti ka njoftuar se ka marrë disa masa në shërbim të parandalimit të mëtutjeshëm të COVID-19 dhe rrezikimit të qytetarëve.
“Ndalohen tubimet publike kudo në tërë territorin e Komunës së Suharekës. Ju lutem qëndroni në vendbanimet tuaja dhe assesi të mos lëvizni pa një arsye emergjente; kërkohet nga Policia që të veprohet kudo ku shihen tubime, përfshirë edhe ato në natyrë të hapur; në institucionet komunale të gjithë punonjësit mbi moshën 60-vjeçare lirohen nga puna deri në një vendim të ardhshëm”, janë disa nga masat që ka prezantuar ai, raporton KOHA.
Muharremaj po ashtu ka bërë të ditur se “Lagjja e Re” në Suharekë, nga i cili vjen edhe rasti i parë, do ta ketë kontrollin e rreptë të institucioneve shëndetësore dhe atyre të sigurisë.
-
Edhe Suhareka në karantinë
-
Edhe dy të prekur me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 24
-
IKSHPK-ja me apel pas paraqitjes së variantit të ri të koronavirusit në Kosovë
-
Suhareka ndan nga 100 euro për të prekurit me COVID-19, nga 200 për familjet që humbën të afërmit
-
Suhareka përgatitet në rast përkeqësimi të gjendjes me koronavirus