“Mjaft na izoluat”, ishte thirrja e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Marshi që ata organizuan si shenjë pakënaqësie me BE-në për procesin e liberalizimit të vizave, u përcoll edhe nga kërkesa të tjera, raporton KTV.
Ata u bënë thirrje qytetarëve dhe qeveritarëve që t’u bashkohen në marshin simbolik.
Kryetari i parlamentit studentor, Arben Elshani, tha se do të jenë përkrahës të të gjitha iniciativave për liberalizimin e vizave.
Studentët kishin përgatitur një dhuratë për festën e Krishtlindjes për shefen e BE-së Frederica Mogherini, dhe atë e lanë para zyrës së BE-së, bashkë me pankartat.
Por, pjesëtarë të policisë nuk lejuan që dhurata të mbërrijë brenda zyrës së BE-së.
Ajo u konfiskua si provë nga policia e Kosovës.