Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët e FSHMN-së me protesta kërkojnë ndryshimin e Udhëzimit Administrativ

Studentët e Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore sërish kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar ndryshimin e Udhëzimit Administrativ, sipas të cilit studentëve të FShMN-së pas përfundimit të studimeve, nuk u lejohet të punësohen në sektorin e arsimit, pasi këtë të drejtë e kanë vetëm studentët e Fakultetit të Edukimit. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, nuk doli para studentëve protestues.

“Diploma nuk është dekor për shtëpi”, “FSHMN-së veç drynin me ia qit”, këto ishin disa nga parullat e studentëve të FSHMN-së, të cilët dolën sërish në protestë për të kërkuar ndryshimin e udhëzimit administrativ, i cili nuk iu lejon atyre të punësohen në arsim, duke ua dhënë këtë të drejtë vetëm studentëve të Fakultetit të Edukimit. Sipas studentëve, kjo është një padrejtësi që po u bëhet.

Për një orë sa zgjati protesta, studentët kërkuan që ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, t’u dalë para dhe të japë informacione nëse është shqyrtuar peticioni me 1000 nënshkrime, i dorëzuar muajin e kaluar në ministri.

Studentët nuk iu bindën kërkesës së Valmir Gashit, këshilltar i ministrit të Arsimit Shyqiri Bytyqi, që 4 përfaqësues të tyre të takohen me ministrin.

Ata kërkonin që Bytyqi të flasë para masës.

Edhe Studentët e FSHMN-së protestojnë për drejtimet arsimore në fakultet Arbëri Studentët e FSHMN-së protestojnë për drejtimet arsimore në fakultet

Meqë ministri nuk doli, protestuesit u shpërndanë të qetë duke i bërë ftesë publike ministrit Bytyqi që të enjten t’i vizitojë në hapësirat e FSHMN-së dhe të diskutojnë për shqetësimin e tyre.