Studentët e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore përmes peticionit po kërkojnë ndryshimin e udhëzimit administrativ i cili studentëve të Fakultetit të Edukimit të degëve të njëjta iu jep përparësi për punësim në institucionet arsimore
Florian Bivolaku, kryetar i Këshillit Studentor të FSHMN-së ka treguar për KosovaPress se një kërkesë për këtë çështje e kanë drejtuar përmes një letre tek Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi por që nuk kanë marr përgjigje.
Sipas tij, udhëzimi administrativ me numër 06/2012 i marr në kohën kur ishte ministër i Arsimit, Ramë Buja po i dëmton studentët e FSHMN-së pasi që përparësi për punësim i është dhënë atyre të edukimit.
“Si rrjedhojë e këtij vendimi më pas u mor edhe udhëzim administrativ, sipas të cilës studentët e Fakultetit të Edukimit kanë përparësi në punësim para studentëve tanë, pra të diplomuarit. Duke e parë ne këtë gjendje, duke parë që shumë studentë tanë po diplomojnë dhe nuk po arrijnë të punësohen në arsim ne vendosëm që të reagojmë sepse edhe kuadrot në Fakultetin e Edukimit nuk po dalin kuadro të duhura për sistemin arsimor të Kosovës”, ka deklaruar Bivolaku.
Tropikë Agaj, studente e gjeografisë në FSHMN, ka treguar për KosovaPress se kur ajo ka aplikuar për punë në një shkollë i është mohuar e drejta e saj për punësim pasi që përparësi iu është dhënë studentëve nga Fakulteti i Edukimit
Edhe
Studentët e FSHMN-së me protesta kërkojnë ndryshimin e Udhëzimit Administrativ
Ajo thotë se interesimi për të nënshkruar këtë peticion është mjaft i madh dhe brenda dy ditëve peticioni është nënshkruar nga 1270 studentë.
“Arsyeja e së cilës është se punësimi jonë po fillon me u bë në mënyrë indirekte nëse e shohim të drejta më shumë po iu japin Fakultetit të Edukimit sesa vet neve si departament i shkencave, ose nëse e marrim në tërësi FSHMN-në. Aq shumë ka qenë interesimi i madh sa që për dy ditë kemi arritur t’i bëjmë 1270 nënshkrime të cilat janë prej të gjithë studentëve të FSHMN-së. Arsyeja e së cilës ka qenë sepse ne gjithmonë edhe pse po aplikojmë në të njëjtin vend pune nuk po kemi mundësi të qasjes sepse atyre po iu jepet e drejta fillimisht , pastaj po na jepet neve. E nuk po duket korrekt një diçka që ne po kryejmë shkenca Fakulteti i FSHMN-së dhe po na mohohet e drejta fillimisht për të marr punën”, tha Agaj.
Ndërsa, dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Tahir Arbneshi tha se këtë problem e kanë adresuar në MASHT për vite me radhë, por nuk kanë marr ndonjë përgjigje përveç premtimeve se do gjendet një zgjidhje.
Sipas tij dekanati i FSHMN-së i përkrah studentët e tij, por kërkojnë zgjidhje institucionale përmes plotësim ndryshimit të vendimit të marr në vitin 2012.
“Në parim Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore e ka adresuar këtë problem në ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në Komisionin Parlamentar për Arsim dhe Shkencë në parlamentin e Kosovës dhe i ka ngritur shqetësimet për vendimin e marr në vitin 2012. Ne jemi në përkrahje të studentëve por kërkojmë zgjidhje në mënyrë institucionale dhe përmes vendimit të Këshillit kemi kërkuar plotësim ndryshimin e vendimit nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë...01;08”Përgjigje nuk kemi marr ende nga ky ministër edhe pse të njëjtën shqetësim e kemi adresuar edhe më herët tek ministrat tjerë, megjithatë përgjigje nuk kemi marr por kemi premtime që do të gjendet një zgjidhje”, u shpreh Arbneshi.
Edhe
Studentët e FSHMN-së protestojnë për drejtimet arsimore në fakultet
Ndryshe, peticioni javën e kaluar i është dorëzuar MASHT-it si dhe Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës.
KosovaPress për ditë të tëra ka bërë përpjekje që të marr një përgjigje nga ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, por i njëjti nuk ka pranuar të jap deklaratë me arsyetimin se janë duke e shqyrtuar këtë çështje.