Këshilli Studentor i FSHMN-së ka organizuar një protestë me kërkesë për rikthimin e drejtimeve arsimore në fakultet dhe heqjen e udhëzimit administrativ sipas të cilit studentët e Fakultetit të Edukimit kanë përparësi në punësim në institucionet arsimore para studentëve të FSHMN-së.
Studentët e FSHMN-së aktualisht janë duke protestuar para MASHT-it dhe po kërkojnë që ministri Shyqiri Bytyqi të dalë jashtë për takim dhe t'u japë një përgjigje, raporton KsP.
Ky i fundit i ka thirrur në takim, por studentët po refuzojnë të futen brenda dhe po presin që ministri të takohet jashtë me ta.
Artikuj të ngjashëm
-
Studentët e Fakultetit të Arteve protestojnë para MASHT-it
-
Studentët përsëri protestojnë para MASHT-it për bursat studentore
-
Studentët i vënë pranga MASHT-it, akuzojnë ministrin për politizim të arsimit
-
Studentët e FSHMN-së me protesta kërkojnë ndryshimin e Udhëzimit Administrativ
-
Studentët e FSHMN-së po e ndiejnë veten të shkelur në raport me kolegët e Edukimit