Arbëri

Studentët e Fakultetit të Arteve sërish në protestë për bursa: Përçmuesit e artit s’e çmojnë shtetin

“Njeriu që e përçmon artin, nuk e çmon shtetin”, ishte njëra ndër pankartat në protestën e studentëve të Fakultetit të Arteve.

Ata nisën marshin nga Fakulteti i Arteve e drejt MASHT-it, duke kundërshtuar vendimin e këtij institucioni për mospërfshirjen e tyre në konkursin e bursave.

Marshi nisi në krye me ministrin e improvizuar me gojën e mbyllur dhe me brohoritje

të ndryshme.

Bibaj shtoi se janë takuar edhe me ministrin Bytyqi, por që nuk ka shprehur vullnet për të gjetur një zgjidhje për kërkesat të tyre.

Ai tha se bojkoti i ligjëratave do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës ose të ketë gjithë-përfshirje. Sipas tij, 137 studentë vitin e kaluar kanë qenë bursistë.

Jeton Ahmetaj, profesor i Artit, tha se ky vendim është diskriminues dhe se duhet anuluar.

Burim Gashi, u.d. i drejtorit për Arsim të Lartë, nuk ka pranuar të prononcohet për këtë çështje. Tri departamente të Fakultetit të Arteve, në formë proteste performuan duke përdorur artin e tyre, si muzika me kor dhe instrumente, aktrim me një shfaqje, piktura me vizatime.

Për të njëjtën arsye, edhe Këshilli Studentor i Fakultetit të Edukimit, në koordinim me kryetarët e grupeve të studentëve nga të gjitha departamentet, kanë bojkotuar ligjëratat.