Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentë e profesorë serbë në Mitrovicë të Veriut kundër integrimit në sistemin arsimor të Kosovës

Protestë, Mitrovicë e Veriut

Kundërshtimi ndaj integrimit në sistemin arsimor të Kosovës ka nxjerrë në protestë studentë dhe profesorë në Mitrovicën e Veriut. Ata thanë se zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe paralajmërimet për ndryshime në statusin e Universitetit, që funksionon sipas sistemit të Serbisë, rrezikojnë funksionimin e institucionit

Studentë dhe profesorë të Universitetit në Mitrovicën e Veriut, që funksionon sipas sistemit të Serbisë, kanë protestuar të mërkurën kundër integrimit në atë të Kosovës.

Me pankarta të ndryshme, ata shprehën shqetësimin për të ardhmen e institucionit, e po ashtu kërkuan llogari për heshtjen, sipas tyre, të Beogradit zyrtar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sistemin paralel arsimor, sipas tyre, do ta afektojë nisja e zbatimit të Ligjit për të Huajt.

“Zbatimi i ligjit për të huajt na fut në procesin e integrimit të universitetit. A dëshironi të jeni të huaj në qytetin tuaj, në universitetin tuaj. Kolegë nga Mitrovica e Kosovës, pa universitet nuk kemi as qytet tonin – qytetin studentor. Profesorë dhe të tjerë që kanë frikë, që janë të shantazhuar, gjithsesi do të humbim. Ata që ju kërcënojnë me humbjen e vendit të punës nuk do të mund ta zbatojnë atë kërcënim. Luftoni për interesin tonë dhe tuajin, për interesin e përbashkët”, tha studenti Luka Peçenkoviq. 

Studenti Luka Peçenkoviq bëri thirrje që të gjithë të mbrojnë studentët dhe Universitetin.

“Mbroni studentët tuaj dhe universitetin tuaj, dhe kujdesuni për veten, le të mos ju lejoj ndërgjegjja juaj të heshtni. Askush nuk do të luftojë për ne, nëse ne vetë nuk luftojmë. Askush nuk do të na ndihmojë nëse nuk e ndihmojmë veten”, tha ai.

Universiteti i Prishtinës, më 10 shkurt i dha afat prej 30 ditësh institucionit paralel në Mitrovicë të Veriut që të largohet nga hapësirat që përdor ose të fillojë të paguajë qira.

Në një deklarim të mëhershëm, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka thënë se kërkesa për lirimin e pronës është bërë në bazë të ligjeve në fuqi.

Në fillim të këtij viti, në takim me ambasadorët, Qeveria theksoi domosdoshmërinë për ta nisur integrimin gradual të sistemeve paralele shëndetësore dhe arsimore në ato të institucioneve të Kosovës.