Ka zgjuar reagime të shumta në Beograd deklarata e zv/kryeministrit Enver Hoxhaj e publikuar në mediat kroate për një pakt të mundshëm ndërmjet Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës kundër Serbisë.
“Duam të dëgjojmë se çfarë populli serb dhe Serbia kanë bërë gabim që ata që krijojnë një pakt kundër Serbisë dhe popullit serb”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq. Ai ka thënë se deklarata e Hoxhajt paraqet akt armiqësor kundër Serbisë dhe popullit serb, transmeton Koha.net.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë për të përditshmen kroate “Vecernji List” se në “Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi ka biseduar për krijimin e një pakti kundër Serbisë”.
LEXO EDHE: Hoxhaj kërkon në Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi krijimin e një pakti kundër Serbisë
-
Vuçiqi komenton deklaratën e Hoxhajt për “paktin anti-Serbi”
-
Hoxhaj: Asnjëherë s’kam thënë asgjë për krijimin e paktit kundër Serbisë
-
Hoxhaj kërkon në Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi krijimin e një pakti kundër Serbisë
-
Zagrebi zyrtar i reagon Vuçiqit për deklaratën lidhur me aleancën Kroaci-Kosovë-Shqipëri
-
Serbia synon t’i sfidojë balancat gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor