Arbëri

Hoxhaj kërkon në Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi krijimin e një pakti kundër Serbisë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë për të përditshmen kroate “Vecernji List” se në “Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi ka biseduar për krijimin e një pakti kundër Serbisë”.

Gazeta thotë se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës erdhi pak kohë pas dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol, e që kjo gazetë e konsideron si “goditje kthimi”. Po ashtu, pjesë e kësaj politike, sipas gazetës, është edhe arrestimi i katër serbëve në veri të vendit të ndërlidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.