Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm në lagjen “Mati 1” në Prishtinë është ndërprerë për shkak të dëmtimit të një gypi me diametër 250nm.
Ky dëmtim, sipas njoftimit, ka ardhur për shkak se gjatë punimeve të kontraktorëve të kompanisë ndërtimore “Standard” në afërsi të rrugës “Ndue Përlleshi”, dje pasdite ka rrëshqitur rruga/dheu dhe me këtë rast është dëmtuar gypi.
Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit bashkë me ekipe të komunës së Prishtinës janë në vendin e ngjarjes.
“Aty po shikohen mundësitë teknike për stabilizimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm”, thuhet në njoftim.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Lagjja “Lakrishte” e Prishtinës mbetet pa ujë të pijshëm
-
Disa lagje në kryeqytet mbeten pa ujë
-
Dëmtohet gypi nga gërmimet private, disa lagje dhe fshatra në Prishtinë mbesin pa ujë
-
Banorët e lagjes “Mati 1” mbesin pa ujë, ujësjellësi thotë se ka defekt që merr kohë për sanim
-
Mbesin pa ujë dy rrugë në Prishtinë