Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë probleme me transmetim të seancës në rastin e ish-udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Edhe më shumë sesa përgjatë seancës së të martës, Gjykata Speciale ka pasur probleme teknike të mërkurën.
Shkaku i problemeve teknike gjatë dëshmisë së Shefqet Kabashit të martën përkthyesit gjyqësorë (anglisht-shqip e anasjelltas) disa herë një ditë më parë përgjatë pjesës që u transmetua u ankuan duke thënë se nuk po e kuptojnë se çfarë po thotë dëshmitari.
Nëpër telefona me rrjetin 4G seanca është transmetuar me ndërprerje. Ndërkaq në kompjuterë pavarësisht rrjetit të fortë të internetit transmetimi i seancës nuk po funksionon.
Më 2 nëntor po ashtu ka pasur probleme me transmetim e në Gjykatë atë ditë e patën fajësuar motin e keq meqë ishte stuhi në Hagë.
eanca është duke vazhduar me dëshminë e Shefqet Kabashit.
-
Shefqet Kabashi nis dëshminë në Hagë
-
Ekspertja e forenzikës linguistike: Transkriptet e përgjimeve kanë besueshmëri të ulët
-
Anulohen seancat e javës së ardhshme në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së