Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sportingu e Zeniti pas Marchisios

Claudio Marchisio mund t’i bashkohet Sportingut apo Zenitit, pasi tashmë është larguar nga Juventusi.

Mesfushori e kaloi gjithë karrierën e tij me të rinjtë dhe ekipin e parë të “Bardhezinjve”, u huazua edhe tek Empoli për një kohë, kurse kontrata e tij u shkëput më herët gjatë këtij muaji.

Italiani është lidhur edhe për një kalim te Monaco, por “Corriere di Torino” shkruan se kalimi në elitën e futbollit francez nuk është i kënaqshëm për të.

32-vjeçari te Sportingu do ta gjente ish-trajnerin, me të cilin punoi së bashku te “Zonja e Vjetër”, Claudio Ranieri, kurse opsionet tjera janë edhe Zeniti, por që interesim kanë shprehur edhe Sevilla dhe Real Betisi.

Për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit italian, janë në listë edhe ekipet nga SHBA-ja, Montreal Impact dhe New York City.