Ish-mesfushori i Juventusit është larguar nga Zeniti, pasi të hënën ka shkëputur kontratën që i skadonte vitin tjetër, me marrëveshje të dyanshme.
Lajmi është konfirmuar nga Zeniti, kurse Marchisio pritet të kthehet në Itali për ta vazhduar karrierën.
33-vjeçari, verën e shkuar iu bashkua Zenitit si lojtar i lirë pas largimit nga Juventusi. Edicionin e fundit, Marchisio ka pasur telashe me lëndimet e gjurit dhe me fanellën e Zenitit ka shënuar dy gola në 15 paraqitje, transmeton “Koha Ditore”.
“Zeniti e falënderon Claudio Marchision për kontributin e tij dhe i dëshiron suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e klubit nga Rusia.
Artikuj të ngjashëm