Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit është pajisur me aparaturë të re mjekësore - pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.
“Tash, profesionistët shëndetësorë do të kenë në dispozicion edhe 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë për trajtimin e pacientëve, të cilët, sidomos në kohën e pandemisë COVID-19, pritet të luajnë rol shumë të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve më cilësore mjekësore”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës
Me kërkesë të Spitalit të Prizrenit, pas identifikimit të nevojave për furnizim me pajisje të reja, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, i ka dorëzuar, gjithashtu, një analizator të gazrave me gjak.
-
Spitali i Prizrenit, në pritje të aparaturës që “iu mor” pesë vjet më parë
-
KFOR-i dhuron pajisje me të cilat shtohen kapacitetet për intervenime urgjente në Prizren
-
Kosova pranon pajisje për luftimin e COVID-19 nga BE-ja
-
Spitalit në Prizren i shtohen 100 shtretër për trajtimin e pacientëve me COVID-19
-
Spitali i Prizrenit synon ngritjen profesionale të stafit shëndetësor