Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka pranuar pajisje shtesë, pjesë e donacionit prej 5 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.
Pakoja e fundit e ndihmës kap vlerën e 900 mijë eurove dhe përmban 30 ventilatorë, 200 pulsi-oksimetër e 20 makina elektrokardiografike, të cilat i ka dorëzuar zëvendësambasadori i BE-së në Kosovë, Riccardo Serri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, e ka vlerësuar lart kontributin e Bashkimit Europian për Kosovën në luftën me pandeminë COVID-19.
“Në emër të SHSKUK-së dhe profesionistëve shëndetësorë, ju falënderojmë për ndihmën e vazhdueshme që i keni dhënë Kosovës. Bashkimi Europian e ka ndihmuar Kosovën jo vetëm me pajisje, por edhe në forma tjera. Kërkoj, sërish, që të respektohen masat dhe rekomandimet e institucioneve, në mënyrë që sa më pak të përdoren këto mjete”, tha Krasniqi.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ndërkohë, duke falënderuar Bashkimin Europian për mbështetjen e vazhdueshme, sidomos në kohën e pandemisë, deklaroi se pajisjet e ardhura do t’i japin shtytje riorganizimit, që ka nisur brenda institucioneve shëndetësore.
“Këto pajisje do të na ndihmojnë shumë në riorganizimin, që po e bëjmë bashkë me SHSKUK-në për t’i ndihmuar qytetarët, të cilët po përballen me pandeminë COVID-19”, tha Zemaj.