Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka pranuar donacion në vlerë 300 mijë dollarësh nga Zyra për Bashkëpunim dhe Mbrojtje në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Ky donacion është dhuruar në kuadër të ndihmesës për luftimin e pandemisë së COVID -19.
Pas pranimit të këtij donacioni, ministri Arben Vitia tha se ky donacion tregon se, sa me rëndësi është solidariteti në mes nesh dhe miqve ndërkombëtar.
Sipas tij, këto pajisje të reja do të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë në punë e tyre.
“Major Ryan D. Conley, lavdëroi punën e punëtorëve shëndetësorë, duke shtuar se pajisjet e dhuruara do të ndihmojnë profesionistët shëndetësorë për të përballuar më lehtë valën e re të mundshme të pacientëve me COVID. Donacioni përfshinë; ultrazë, monitorë për pacientë, flometra, rregulatorë të oksigjenit, CPAP maska, analizatorë të gazrave”, thuhet në njoftim.
-
SHSKUK-ja pranon pajisje mjekësore në vlerë mbi 500 mijë dollarë nga SHBA-ja
-
SHSKUK-ja merr donacion prej KFOR-it italian
-
UNICEF-i i dhuron Kosovës 270 frigoriferë dhe ngrirës për vaksinat anti-COVID
-
SHBA-ja ndan 2.5 milionë dollarë ndihmë për Kosovën
-
Sekretari amerikan: Vaksinat për Kosovën, dhuratë që përfaqëson lidhjet e palëkundura mes nesh