UNICEF-i në partneritet me USAID-in i ka dhuruar sot Ministrisë së Shëndetësisë pajisje të zinxhirit të ftohtë për të siguruar ruajtjen dhe transportin e sigurt të vaksinave. Këto pajisje do të mbështesin imunizimin e rregullt të fëmijëve si dhe vaksinimin kundër COVID-19 në mbarë Kosovën, ka njoftuar MSH-ja të premten.
Donacioni për Ministrinë e Shëndetësisë përfshinë pesë dhoma të reja ftohëse për depon qendrore të vaksinave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 214 frigoriferë vaksinash dhe 56 ngrirës vaksinash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç kësaj, financimi i USAID-it do të mbështesë trajnimin për punëtorët shëndetësor në funksionimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të zinxhirit të ftohtë dhe do të mbështesë zhvillimin e një sistemi të digjitalizuar për monitorimin dhe menaxhimin e vaksinave.
“Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e madhe që ka avancimi i teknologjisë dhe pajisjeve për sigurinë në ruajtjen dhe transportin e vaksinave, për të arritur shkallë sa më të lartë të mbulueshmërisë me vaksina të Programit të Zgjeruar të imunizimit dhe të vaksinave të tjera. Partneriteti i institucioneve shëndetësore të Kosovës me UNICEF-in dhe USAID-in është një shembull i mirë i bashkëpunimit për të ofruar vaksina të sigurta për të gjithë në Kosovë”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku.
Zeinah Salahi, drejtoresha e Misionit të USAID-it tha se ky donacion i pajisjeve nuk do të ndihmojë vetëm programin e vaksinimit kundër COVID-19, por cilindo nga programet e imunizimit të Kosovës për të cilat nevojitet ruajtja në temperaturë të ftohtë – veçanërisht për vaksinimin e rregullt të fëmijëve.
Nona Zicherman, shefe e UNICEF-it në Kosovë, tha se është siguruar qasje më e lehtë dhe e sigurt në vaksina.
“Pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar ende dhe ata që janë të pavaksinuar janë veçanërisht të rrezikuar. UNICEF-i dhe USAID-i do të vazhdojnë të punojnë së bashku për rritjen e kërkesës dhe qasjen ndaj vaksinave kundër COVID-19 dhe vaksinave të tjera, për të rritur shkallen e mbulueshmërisë së vaksnimit tek fëmijët dhe për të siguruar që të gjithë fëmijët dhe familjet në Kosovë të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt”.