Vaksinat e para për fëmijë kundër COVID-19 kanë arritur të mërkurën në Kosovë.
USAID në Kosovë ka njoftuar se këto vaksina janë dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa nuk është bërë e ditur për sasinë.
Sipas USAID-it, kjo dërgesë me doza pediatrike do të ndihmojë në mbrojtjen e fëmijëve nga virusi korona, prej të cilit kanë vdekur mijëra persona në Kosovë, përfshirë edhe fëmijë.
“Sot mbërritën në Kosovë vaksinat e para pediatrike kundër COVID-19, dhuruar nga SHBA-ja. Kjo dërgesë me doza pediatrike shpëtimtare do të ndihmojë në mbrojtjen e fëmijëve nga ky virus vdekjeprurës”, thuhet në njoftimin e USAID-it.
Today, the first pediatric COVID-19 vaccines arrived in Kosovo, donated by the U.S. This shipment of life-saving pediatric doses will help protect children from this deadly virus. #COVAX @UNICEFKosovo pic.twitter.com/VLlrMAzdM3
— USAID Kosovo (@USAIDKosovo) June 22, 2022
-
Vaksina kundër COVID-19 mund të ulë numrin e vdekjeve nga problemet e zemrës
-
KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë” pas rasteve të fruthit te fëmijët
-
Foshnjat në SHBA po humbin jetën nga gjakderdhja e brendshme si pasojë e mungesës së vitaminës K
-
Pesë gjëra që prindërit duhet t’i dinë për fruthin
-
Mungon vaksina kundër rotavirusit, nëse foshnjat s’e marrin me kohë s’munden më vonë