Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Spitali i Prizrenit bëhet me Laparaskop të ri

Spitali i Prizrenit është bërë me Laparaskop të ri. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka konfirmuar se kjo pajisje është në vlerë prej 60 mijë euro, transmeton Koha.net.

"Pajisje moderne, në vlerë prej 60 mijë eurove, për kryerjen e operacioneve me metodat e fundit kirurgjike. Këtë vit kemi ndarë buxhet shtesë për pajisje për këtë spital. Përmirësimin e shërbimeve mjekësore nuk do ta kufizojmë vetëm në QKUK, por do ta shtrijmë në të gjitha Institucionet Publike Shëndetësore”, ka shkruar Ismaili.

Artikuj të ngjashëm