Skënder Dreshaj, drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë, ka thënë se ky spital është duke shtuar kapacitetet e duke u përgatitur për fazën e re të riorganizimit të brendshëm pas shtimit të rasteve me koronavirus në këtë komunë.
Në Interaktiv të KTV-së, Dreshaj ka thënë se tash në këtë spital po trajtohen 57 pacientë, me 28 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 e të tjerët që po presin testimet.
Ai ka thënë se ky numër aktual paraqet kapacitetin maksimal aktual, por ka shtuar se spitali po bëeht gati për riorganizimin e ri duke i vënë në funksion edhe repartet e pulmologjisë e të tjerë për të shtuar numrin e shtretërve.
Megjithatë, sipas Dreshajt, ky spital pavarësisht se po shton kapacitetet, “do të vazhdojë të ruajë kapacitetet maksimale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore edhe për pacientët e tjerë”.
-
132 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
-
Spitali i Pejës i stërmbushur me pacientë, disa do të vendosen edhe në korridore
-
Kapacitetet drejt fundit, Spitali i Pejës hap edhe dy reparte për COVID-19
-
Rëndohet gjendja në Spitalin e Pejës, kërkohet shtim i personelit mjekësor
-
24 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës